Nuri Aydın
08 nëntor 2023•Përditësim: 09 nëntor 2023
Miliona australianë mbetën pa shërbim celular dhe internet pas rënies së sistemit të operatorit celular Optus, transmeton Anadolu.
Më shumë se 10 milionë abonentë të Optus, kompania e dytë më e madhe e telekomunikimit në Australi, ishin pa shërbime celulari dhe interneti.
Sipas ABC News, drejtoresha ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin tha se ndërprerja filloi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale.
Klientët kritikuan kompaninë se nuk u njoftuan për ndërprerjen. Rosmarin tha se disa orë pas ndërprerjes ekipet po punonin rreth problemit dhe se ka filluar riparimi i shërbimeve të internetit dhe rrjetit.
Ajo theksoi se ndërprerja mund të zgjasë edhe disa orë dhe shtoi se do të punojë pa ndërprerje deri në zgjidhjen e problemit.
Ende nuk dihet nëse ndërprerja u shkaktua nga ndonjë sulm kibernetik, për shkak të mosfunksionimit të kompanisë Optus ka patur ndërprerje edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor, transportit dhe pagesave në të gjithë vendin.
Kompania Optus ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik vitin e kaluar që çoi në vjedhjen e të dhënave personale të rreth 10 milionë llogarive, që është incidenti më i madh i tillë në Australi.