Minat e vendosura nga regjimi i rrëzuar në Siri po pastrohen me mbështetjen e Türkiyes
Punimet e pastrimit të minave të cilat kanë nisur dje me mjetet që janë dërguar nga Türkiye do të zgjasin disa ditë

Hama
Ministria siriane e Mbrojtjes po pastron minat e vendosura nga regjimi i rrëzuar në zonat civile në qytetin Hama të Sirisë, raporton Anadolu.
Në operacionet e pastrimit të minave në fshatrat Al-Hamamiyat dhe Al-Jalamah në periferinë veriore të Hamës në Sirinë qendrore morën pjesë njësi të trajnuara posaçërisht. Punimet e pastrimit të minave të cilat kanë nisur dje me mjetet që janë dërguar nga Türkiye do të zgjasin tre ditë.
Abdulkadir Nayif, i cili mori pjesë në punimet e pastrimit të minave të kryera nga Divizioni 98-të i Blinduar i Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, në një deklaratë për Anadolu theksoi se ata kanë identifikuar shumë zona në të cilat minat janë vendosur intensivisht nga regjimi i rrëzuar.
Ai ka vënë në dukje se në disa zona i kanë pastruar minat manualisht me dorë dhe minat e groposura i kanë shkatërruar me mjete speciale për pastrimin e minave të dërguara nga Türkiye.
"Ne jemi duke punuar aktualisht në rajonin Al-Hamamiyat. Qëllimi ynë është t'i bëjmë këto zona plotësisht të sigurta dhe të sigurojmë që njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë dhe fshatrat e tyre të sigurt", tha Nayif.