Laith Al-jnaidi,Hamdi Yıldız
12 Tetor 2021•Përditësim: 12 Tetor 2021
Ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safedi dhe homologu i tij iranian Hossein Amir-Abdollahian përmes telefonit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, njoftuan burimet diplomatike jordaneze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrat diskutuan mënyrat për të krijuar marrëdhënie që do t'i shërbenin interesave të të dy vendeve dhe popujve në rajon, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Jordanisë.
Safedi dhe Amir-Abdollahian shkëmbyen gjithashtu mendime mbi mënyrat për të zgjidhur krizat rajonale dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, theksohet në njoftim.
Safedi më tej nënvizoi gatishmërinë e vendit të tij për marrëdhënie të shëndetshme brenda rajonit bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme, thuhet më tej.
Si Safedi, ashtu edhe Amir-Abdollahian, shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të mbajtur një dialog të hapur.
Biseda telefonike u zhvillua në një periudhë në të cilën Amani ka ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sirian të Bashar Al-Asadit.
Në vitet 1980, kur u zhvillua lufta Iran-Irak, Jordania u bashkua me Bagdadin dhe shmangu krijimin e marrëdhënieve të mira me Teheranin.
Jordania është ndër vendet që akuzojnë Iranin për ndjekjen e politikave ekspansioniste në rajon dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve arabe.