Bota

Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba jep dorëheqje

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk njoftoi se ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba i ka paraqitur parlamentit kërkesën e tij të dorëheqjes

Aliia Raimbekova  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba jep dorëheqje

Kiev

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk njoftoi se ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba i ka paraqitur parlamentit kërkesën e tij të dorëheqjes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Stefanchuk tha se kanë marrë një letër dorëheqjeje nga ministri Kuleba dhe shtoi se dorëheqja do të vlerësohet në një nga seancat e ardhshme të asamblesë së përgjithshme.

Në një postim tjetër gjatë natës, Stefanchuk deklaroi se zëvendëskryeministrja ukrainase dhe ministrja e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, Irina Vereshchuk dhe zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, Olha Stefanishina, gjithashtu dorëzuan në parlament kërkesat e tyre të dorëheqjes.

Dje, ministri ukrainas i Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshin, ministri i Drejtësisë, Denis Malyushka, ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Ruslan Strelets dhe presidenti i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës, Vitali Koval, parashtruan në parlament dorëheqjet e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın