Ministri izraelit i Financave jep dorëheqje mes përçarjes së koalicionit
Kjo lëvizje e dorëheqjes së ministrit Smotrich thekson përçarjet në rritje brenda koalicionit të ekstremit të djathtë të Izraelit, i cili muajve të fundit është përballur me ndarje të brendshme për emërimet dhe politikat kyçe

Istanbul
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke thelluar tensionet brenda koalicionit të krahut të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Siç raporton transmetuesi izraelit ‘Channel 12’, Smotrich do të kthehet në vendin e tij në parlamentit izraelit (Knesset) si ligjvënës i partisë së ekstremit të djathtë ‘Zionizmi Fetar’.
Dorëheqja vjen mes një mosmarrëveshje me ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamer Ben-Gvir, mbi rivendosjen e anëtarit të parlamentit, Zvi Sukkot.
Partia ‘Zionizmi Fetar’ në një deklaratë akuzoi ministrin Ben-Gvir, kreun e partisë ‘Otzma Yehudit’, për shkeljen e marrëveshjeve politike të bëra midis tij, Smotrichit dhe partisë Likud të kryeministrit Netanyahu.
Kjo lëvizje e dorëheqjes e ministrit Smotrich thekson përçarjet në rritje brenda koalicionit të ekstremit të djathtë të Izraelit, i cili muajve të fundit është përballur me ndarje të brendshme për emërimet dhe politikat kyçe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.