Bota

Ministri izraelit kërkon të ndalohet hyrja e ndihmave humanitare në Gaza

Muajin e kaluar, mesatarisht vetëm 37 kamionë ndihma hynë në rajon në ditë, ndërsa për të plotësuar nevojat e Gazës duhet të hyjnë 500 kamionë çdo ditë

Mustafa Deveci  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Ministri izraelit kërkon të ndalohet hyrja e ndihmave humanitare në Gaza

Ankara

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se ndihmat humanitare nuk duhet të lejohen të hyjnë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Duke folur për mediat izraelite, ministri i ekstremit të djathtë tha se është kundër dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza.

Ai kritikoi vendimin e kabinetit izraelit të sigurisë për të rritur ndihmën humanitare për Gazën, duke shtuar se ishte i vetmi person që i tha "jo" këtij veprimi.

Ben-Gvir argumentoi se Tel Avivi nuk duhet të lejojë që ndihma humanitare të hyjë në zonë për sa kohë që të burgosurit izraelitë mbahen ende në Gaza.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se ndihma humanitare që hyn në Gaza, e cila është nën sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023, as nuk i afrohet plotësimit të nevojave.

Sipas OKB-së, ndihma që hyn në Rripin e Gazës është në nivelin më të ulët në muajt e fundit. Muajin e kaluar, mesatarisht vetëm 37 kamionë ndihma hynë në rajon në ditë.

Për të plotësuar nevojat e Gazës duhet të hyjnë 500 kamionë çdo ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.