Bota

Ministria e Brendshme e Gazës me fillimin e armëpushimit do të vendosë forca në të gjithë rajonin

Ministria konfirmoi se sapo të hyjë në fuqi armëpushimi forcat e saj, nën administrimin e grupit palestinez Hamas, do të shpërndahen në të gjitha provincat e Gazës dhe do të fillojnë detyrat e tyre në shërbim të popullit

Ikrame Imane Kouachi  | 18.01.2025 - Përdıtësım : 18.01.2025
Ministria e Brendshme e Gazës me fillimin e armëpushimit do të vendosë forca në të gjithë rajonin

Gaza

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se forcat e saj nesër do të fillojnë të vendosen në të gjithë enklavën në përputhje me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Ministria konfirmoi se sapo të hyjë në fuqi armëpushimi forcat e saj, nën administrimin e grupit palestinez Hamas, do të shpërndahen në të gjitha provincat e Gazës dhe do të fillojnë detyrat e tyre në shërbim të popullit.

Më tej, ministria palestineze theksoi se pavarësisht numrit të lartë të jetëve që lufta e vazhdueshme ka marrë edhe në udhëheqjen dhe personelin e saj, ajo mbeti e “palëkundur në përpjekjet e saj për të parandaluar kaosin dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e popullsisë përballë agresionit izraelit”.

Ajo gjithashtu kërkoi nga publiku që të ndjekë udhëzimet nga autoritetet përkatëse në ditët në vijim.

Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi prej tre fazash për t'i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin e vendosur të hyjë në fuqi të dielën në orën 6:30 (GMT).

Gati 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë u vranë dhe më shumë se 110.600 u plagosën në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın