Bota

Ministrja e Jashtme gjermane e hapur ndaj sanksioneve të BE-së kundër ministrave ekstremistë të Izraelit

Annalena Baerbock thotë se çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht për të parë nëse akuzat janë të mjaftueshme dhe nëse kërkesat ligjore përmbushen për të vendosur sanksione

Ahmet Gençtürk, Ayhan Şimşek  | 29.08.2024 - Përdıtësım : 29.08.2024
Ministrja e Jashtme gjermane e hapur ndaj sanksioneve të BE-së kundër ministrave ekstremistë të Izraelit

Athinë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nuk përjashtoi sanksione të mundshme të BE-së kundër ministrave të ekstremit të djathtë të Izraelit, por nënvizoi se kjo do të kërkojë një vendim unanim nga shtetet anëtare, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock shprehu shqetësim të madh për dhunën në rritje nga kolonët ekstremistë izraelitë dhe komentet nxitëse nga ministrat e ekstremit të djathtë të Izraelit.

"Si Gjermani, ne gjithmonë kemi kritikuar ashpër deklaratat e bëra nga ministra të ndryshëm izraelitë në muajt e fundit, kur ata bënin thirrje për akte dhune, kur këto deklarata janë kundër ligjit ndërkombëtar, kundër Marrëveshjes së Oslos", tha ajo.

Baerbock nënvizoi se dhuna nga kolonët ekstremistë dhe komentet nxitëse nga ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë nuk janë vetëm rrezik për palestinezët, por edhe kërcënim për sigurinë e vetë Izraelit.

E pyetur nëse Gjermania do të mbështesë propozimin e fundit të shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell për të vendosur sanksione ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, Baerbock tha se kjo do të varet nga kërkesat ligjore dhe nga akuzat specifike kundër këtyre politikanëve.

"Udhëzimet tona janë ligji dhe kjo vlen edhe për regjimin e sanksioneve. Siç ishte rasti për sanksionet ndaj Rusisë, çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht për të parë se cilat janë akuzat dhe nëse ato janë të mjaftueshme për t’u përfshirë në listën e sanksioneve. Kjo vlen pikërisht këtu", tha ajo.

Por Baerbock paralajmëroi gjithashtu se sanksionet e mundshme evropiane kundër ministrave të ekstremit të djathtë të Izraelit do të kërkonin një vendim unanim nga vendet anëtare të BE-së.

Ajo tha se ministrat do ta diskutojnë këtë çështje sot, mes pikave të tjera të rendit të ditës së tyre, por vendimi nuk do të merret pasi ky është një takim joformal ministror.

- Italia kundërshton sanksionet e BE-së

Duke folur për shtypin në prag të takimit, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani përsëriti kundërshtimin e qeverisë së tij ndaj një hapi të tillë.

Duke i quajtur sanksionet e mundshme ndaj ministrave ekstremistë izraelitë si "një skenar jorealist", ai tha: "Kjo nuk është mënyra për ta bindur Izraelin të pajtohet me një marrëveshje paqeje në Kajro".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın