Erbil Başay
02 nëntor 2020•Përditësim: 02 nëntor 2020
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është në izolim meqë një person nga afërsia e saj ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kramp-Karrenbauer me personin tek i cili është konfirmuar koronavirusi, ka qenë në kontakt para 8 ditësh.
"Testi i parë që ka bërë Kramp-Karrenbauer ishte negativ, por se ministrja për arsye parandaluese vendosi për izolim gjashtë ditorë", tha ministria.
Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn është në izolim pasi para 11 ditëve rezultoi me COVID-19.