Bedrudin Brlyavac
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
GJERMANI (AA) - Ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Holandës, e cila ishte planifikuar të luhet sonte në qytetin Hanover, është anuluar për arsye të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e kombëtares së Gjermanisë dhe Holandës në futboll, e cila ishte planifikuar të luhet sonte në qytetin Hanover, të Gjermanisë, është anuluar për arsye të sigurisë.
Përndryshe, në shumë vende të Evropës sonte luhen ndeshje miqësore, por të gjitha këto janë të shoqëruara nga një atmosferë frike dhe e pasigurisë pas sulmit terrorist në Paris.
Siç theksojnë mediat gjermane, në disa orë para ndeshjes në rrugët e Hanoverit kishte mbretëruar një panik i vërtetë pasi ishte gjetur një valixhe e braktisur në mes të rrugës.
Qytetarëve nuk ju lejua qasja në stadiumin e Hanoverit, ndërsa stadiumi ishte evakuar dhe u dërguan edhe qentë nuhatës.