Bota

MIT neutralizon në Siri një nga të ashtuquajturat drejtuese të PKK/YPJ-së, Hezal Belge

Është konstatuar se Belge, e cila është në kategorinë gri në "Listën e Kërkuar për Terrorizëm", po planifikonte sulm vetëvrasës në Türkiye

Orhan Onur Gemici  | 08.10.2024 - Përdıtësım : 08.10.2024
MIT neutralizon në Siri një nga të ashtuquajturat drejtuese të PKK/YPJ-së, Hezal Belge

Ankara

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) neutralizoi në rajonin Amude të Sirisë, Hezal Belge-n, një nga të ashtuquajturat drejtuese të organizatës terroriste PKK/YPJ, e cila u zbulua se po planifikonte sulm vetëvrasës me bombë në Türkiye, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT ka konstatuar se terroristja Hezal Belge, e koduar si "Jinda Gundikramo", e cila është në kategorinë gri në "Listën e Kërkuar për Terrorizëm" dhe e ashtuquajtur përgjegjëse e PKK/YPJ-së për rajonin Amude, po planifikonte sulm vetëvrasës në Türkiye.

Belge, e cila është në listën e objektivave të MIT, ka shtyrë çdo herë shumë përpjekje veprimi për një datë të mëvonshme për shkak të masave aktive parandaluese të forcave të sigurisë në Türkiye.

Më në fund terroristja Belge, e cila u zbulua në Amude, u neutralizua me një aksion. Gjithashtu u konstatua se terroristja po përpiqej të organizonte popullin sirian dhe të siguronte pjesëmarrjen e tyre në organizatën terroriste.

Terroristja Belge, e cila iu bashkua kuadrove rurale të organizatës terroriste në vitin 2004, operoi si e ashtuquajtur udhëheqëse e PKK/KCK-së në veri të Irakut për shumë vite.

Belge, e cila më vonë u transferua në Siri dhe operoi si e ashtuquajtur udhëheqëse e organizatës PKK/YPJ, u plagos në kokë në një përleshje në vitin 2021. Ajo u kthye në Siri pas trajtimit në Sulaymaniyah të Irakut. Së fundmi ishte aktive si e ashtuquajtur udhëheqëse e PKK/YPG për rajonin Amude.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın