Mjekët pa Kufij: Aktivitetet mjekësore në Gaza janë në rrezik për shkak të mungesës së ndihmës humanitare
"Situata në Gaza ka qenë e shumë e keqe përgjatë gjithë luftës, por tani po përkeqësohet çdo ditë e më shumë", tha Menaxheri i Operacioneve Mjekësore në Spitalin Nasser në Khan Younis të Rripit të Gazës, Ahmad Abu Warda

Gjenevë
Menaxheri i Operacioneve Mjekësore në Spitalin Nasser në Khan Younis të Rripit të Gazës, Ahmad Abu Warda, ka theksuar se mungesa e ndihmës humanitare për më shumë se 50 ditë rrezikon të zvogëlojë të gjitha aktivitetet mjekësore në Gaza.
Warda bëri vlerësime për Anadolu në lidhje me situatën në Gaza e cila ndodhet nën sulmet dhe rrethimin intensiv të Izraelit.
Ai tha se situata në Rripin e Gazës është shumë e keqe, veçanërisht në aspektin mjekësor. "Situata në Gaza ka qenë e shumë e keqe përgjatë gjithë luftës, por tani po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Nuk ka mbërritur asnjë ndihmë apo furnizim mjekësor për 57 ditë. Kjo i ka vënë të gjitha aktivitetet mjekësore dhe spitalet në rrezik të reduktimit të aktiviteteve të tyre", u shpreh ai.
Warda tha se aktualisht ka vetëm disa spitale plotësisht funksionale në Rripin e Gazës, duke theksuar se këto spitale po përjetojnë mungesë ndihme, furnizimesh mjekësore dhe instrumentesh kirurgjikale.
"Si pasojë e mbylljes së kufijve, nuk po vjen ndihmë dhe kjo gjë që vë në rrezik jetën e të gjithë pacientëve dhe punën tonë" tha Warda, duke shpjeguar se për këtë arsye ata nuk mund të ofrojnë shërbime mjekësore sipas kërkesës.
Si punonjës të shëndetësisë dhe ndihmës humanitare në Gaza, ata varen nga furnizimet nga jashtë, Warda bëri të ditur se shumë furnizime të tilla si ilaçet dhe instrumentet kirurgjikale kanë filluar të mbarojnë.
"Po fillojnë të na mbarojnë disa pajisje dhe ilaçe që kanë rëndësi jetike për punën tonë. Kjo është një situatë e ndërlikuar për ekipin mjekësor dhe atyre që po përpiqen me dëshpërim t'i ndihmojë pacientët, dhe ua bën atyre punën dhe jetën edhe më të vështirë se sa është tashmë. Kanë kaluar 57 ditë dhe asgjë nuk ka hyrë në Gaza. Nëse vazhdon kështu, në thelb shumë aktivitete në Rripin e Gazës do të ndalen. Do të ndalë jo vetëm për ne, por për të gjithë sepse të gjithë mbështeten në furnizimet që vijnë nga jashtë Gazës" tha Warda.
- "Nuk po përpiqemi të reduktojmë aktivitetet tona, por të bëjmë më të mirën që mundemi"
Pasi theksoi se shumë nga aktivitetet e tyre do të fillojnë të reduktohen nëse nuk mbërrijnë ndihma, Warda tha:
"Kjo do të varet nga materialet dhe pajisjet që kemi. Do të bëjmë më të mirën që mundemi. Të gjitha organizatat po përjetojnë të njëjtën vështirësi, duke u përpjekur të gjejnë një mënyrë për të vazhduar ofrimin e ndihmës mjekësore dhe për të menaxhuar mjediset e tyre mjekësore. Sepse nevojat në terren janë të mëdha. Të gjithë po përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme, për të plotësuar këto boshllëqe. Ne nuk po përpiqemi të reduktojmë aktivitetet tona, por të bëjmë më të mirën që mundemi".
Pasi transmetoi se po pranojnë gjithnjë e më shumë pacientë dhe raste më serioze dhe të ndërlikuara, Warda shtoi se spitali është i plotë dhe se serioziteti i lëndimeve po rritet.
Situata e përgjithshme në Gaza, përveç situatës mjekësore është gjithashtu shumë e keqe, njoftoi Warda i cili më te vuri në dukje:
"Në treg ka mungesë ushqimesh. Nuk ka asgjë, pothuajse asgjë që njerëzit të gjejnë. Njerëzit po presin në radhë të gjata për të marrë ujë të pijshëm dhe ushqim. Edhe ne jemi në të njëjtën situatë si ata njerëz. Edhe ne zhvendosemi në të njëjtën mënyrë. Pra, situata e përgjithshme në Rripin e Gazës është shumë e keqe tani. Shpresoj që kjo të përfundojë së shpejti, që të sigurohet armëpushim dhe që të gjitha kufijtë të jenë të hapura për të ofruar ndihmë mjekësore dhe furnizime humanitare".