Bota

"Mjekët pa Kufij" i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e ndihmës si mjet lufte

"Autoritetet izraelite kanë instrumentalizuar nevojat humanitare duke e përdorur atë si një mjet ujdie, siç është ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në enklavë më 9 mars dhe parandalimi i hyrjes së të gjithë ndihmave", tha MSF

İlayda Çakırtekin  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
"Mjekët pa Kufij" i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e ndihmës si mjet lufte

Istanbul

Organizata bamirëse "Mjekët pa Kufij" (MSF) kanë kërkuar nga Izraeli të ndalojë përdorimin e ndihmës si mjet lufte në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

"Autoritetet izraelite kanë instrumentalizuar nevojat humanitare duke e përdorur atë si një mjet ujdie, siç është ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në enklavë më 9 mars dhe parandalimi i hyrjes së të gjithë ndihmave. Kjo politikë, e cila përbën dënim kolektiv, duhet të ndalet menjëherë", tha MSF.

Organizata bamirëse dënoi fuqishëm "rrethimin e imponuar nga Izraeli" në Rripin e Gazës, duke i privuar njerëzit nga shërbimet dhe furnizimet bazë si uji dhe energjia elektrike.

MSF i bëri thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe t'i japë fund "bllokadës çnjerëzore" të Rripit të Gazës.

"Aleatët e Izraelit e kanë injoruar qëllimisht këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe e kanë normalizuar këtë sjellje. MSF-ja u bën thirrje aleatëve të Izraelit, përfshirë SHBA-së, të përmbahen nga normalizimi i veprimeve të tilla dhe të veprojnë me vendosmëri për të parandaluar që Gaza të zhytet më tej në shkatërrim", theksohet më tej.

Duke e përshkruar situatën si "të egër", koordinatorja e urgjencës në MSF, Myriam Laaroussi theksoi se bllokada e furnizimeve dëmton mijëra njerëz me "pasoja vdekjeprurëse".

"Në një moment në të cilin armëpushimi duhet të nënkuptojë një shkallëzim të përgjigjes humanitare, autoritetet izraelite kanë ndalur hyrjen e të gjithë ndihmave", tha MSF, duke njoftuar se furnizimet e fundit që arritën në Gaza ishin tre kamionë me furnizime kryesisht mjekësore më 27 shkurt.

Laaroussi gjithashtu theksoi se Gaza ka mbetur pa karburant.

"Duart tona janë të lidhura dhe pa tubacion furnizimi. Kjo e bën edhe më të vështirë të ndihmojmë njerëzit e Gazës pasi rezervat tona po mbarojnë. Një armëpushim pa rritur ndihmat humanitare është kontradiktor", theksoi ajo.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın