Hasan Esen
02 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE), pas krizës së pengjeve në Bangladesh në të cilën u vranë 20 persona, kërkoi luftë ndërkombëtare kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin në një restorant në Daka.
"Terrorizmi është një kërcënim global dhe si bashkësi ndërkombëtare të gjithë së bashku ne kemi nevojë për ta luftojmë atë," tha Mogherini. Ajo theksoi se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka dhe të huaj, duke përfshirë edhe evropianë si dhe qytetarë të Bangladeshit.
Mogherini shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe shtoi se BE-ja solidarizohet me Qeverinë e Bangladeshit dhe popullin e atij vendi si dhe popujt e vendeve shtetasit e të cilëve janë vrarë.