Elvır Hodzıc
27 Mars 2022•Përditësim: 28 Mars 2022
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë refugjatët nga Ukraina të cilët janë vendosur në pavijonet e kthyera në kampe refugjatësh në qendrën Moldexpa në kryeqytetin moldav Kishinau, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Moldexpo ka dy pavijone të shndërruara në kampe refugjatësh. Qindra refugjatë janë strehuar në kampe, duke përfshirë dhjetëra fëmijë.
Këta njerëz po ndihmohen nga banorët e Kishinaut, por edhe nga studentë dhe vullnetarë të tjerë që vijnë nga qytetet fqinje moldave.
Kampi i improvizuar i refugjatëve përfshin refugjatë nga disa rajone të Ukrainës, përfshirë Odessa-n.
Rusia filloi luftën në Ukrainë më 24 shkurt, gjë që nxiti reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë vetëm disa nga vendet e shumta që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.
Sipas OKB-së, të paktën 1.104 civilë u vranë dhe 1.754 u plagosën në Ukrainë, por shifrat aktuale mund të jenë më të larta. Më shumë se 3.7 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje ndërsa më shumë se 6.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR).