Elena Teslova
02 Mars 2023•Përditësim: 03 Mars 2023
Në rajonin Bryansk të Rusisë janë duke vazhduar luftimet për të "neutralizuar" një grup "diversantësh" ukrainas, njoftuan sot autoritetet ruse, transmeton Anadolu.
"Në qarkun kufitar Klimovsky të rajonit Bryansk, FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë) i Rusisë dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse kanë marrë masat për të shkatërruar nacionalistët e armatosur ukrainas që shkelën kufirin shtetëror", thuhet në deklaratën e shërbimit të sigurisë.
Sipas guvernatorit të rajonit Bryansk, Aleksandr Bogomaz, një grup "diversantësh" ukrainas kaluan kufirin e Rusisë sot në mëngjes.
"Sot, një grup sabotazhi dhe zbulimi depërtoi nga Ukraina në territorin e qarkut Klimovsky në fshatin Lyubechane. Sabotatorët qëlluan një automjet. Si pasojë e granatimeve, një banor mbeti i vrarë dhe u plagos një fëmijë 10-vjeçar", ka shkruar Bogomaz në Telegram.
Duke cituar burime të shumta, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se beteja me "disa dhjetëra luftëtarë të armatosur" po vazhdon në fshatrat Lyubechane dhe Sushany.
Sipas TASS, ukrainasit kanë marrë peng 6 persona.