Hakan Ceyhan Aydoğan
09 Janar 2016•Përditësim: 10 Janar 2016
MOSKË (AA) - Pjesëmarrësit e Turneut Dimëror me Biçikleta i organizuar në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, në minus 15 gradë pedaluan 14 kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në turneun me biçikleta i cili këtë vit u organizua për herë të parë morën pjesë rreth një mijë tifozë të sportit. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti i cili është organizuar me qëllim që të përmirësohet infrastruktura e biçikletave dhe për të tërhequr vëmendjen në këtë sport, kanë pedaluar biçikletë në rrugën 14 kilometrash në qendrën e qytetit.
Tifozët e sportit drejtuan biçikletat e tyre duke injoruar reshjet e borës dhe motin e ftohtë me minus 15 gradë. Disa pjesëmarrës pedaluan biçikletën me kostume të Babagjyshërve, ndërsa kjo krijoi pamje interesante.
Elena Bibina, një nga pjesëmarrësit, duke theksuar se së bashku be djalin e saj nga fundi tjetër i Moskës kanë ardhur për të shëtitur me biçikletë, tha se: ''Nuk e marrim parasysh motin e ftohtë. Jemi veshur trashë dhe pimë çaj të nxehtë. Do t’i gëzohemi pedailimit me biçikletë në këtë mot''.
Në një aktivitet të ngjashëm të organizuar në majin e kaluar në Moskë kishin marrë pjesë 25 mijë njerëz.