Ekip
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
MADRID (AA) - Agjencia e Bashkimit Evropian (BE) për kontrollin e kufirit, Frontex, njoftoi se numri i kalimeve të paligjshme të kufirit të BE-në në muajin mars, është rritur me 10 për qind, për çka janë regjistruar 13.000 kalime vetëm gjatë muajit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia me seli në Varshavë të Polonisë, tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i kalimeve të paligjshme të kufirit në tremujorin e parë të vitit 2017 ka rënë për 70 për qind, me gjithsej 32.540 kalime.