Bota

Muzikanti britanik Waters falënderon presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij ndaj popullit palestinez

"Jo zotëri, jemi ne ata që duhet t'ju falënderojmë juve dhe popullin e Türkiyes që qëndroni si një zë i vetëm në Perëndim kundër gjenocidit ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Palestinë", shkroi Waters

Büşranur Koca  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Muzikanti britanik Waters falënderon presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij ndaj popullit palestinez

Ankara

Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters, një nga themeluesit e grupit rok me famë botërore "Pink Floyd", falënderoi presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk për videon e shpërndarë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës në përvjetorin e parë të sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdoğan pati falënderuar Watersin pasi ai kishte shpërndarë videon në fjalë në rrjetin e tij të medias sociale.

Pas kësaj, Waters në një postim tjetër shkroi: "Jo zotëri, jemi ne ata që duhet t'ju falënderojmë juve dhe popullin e Türkiyes që qëndroni si një zë i vetëm në Perëndim kundër gjenocidit ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Palestinë. Filmi që keni bërë është brilant dhe i dhembshur, i bukur dhe i vërtetë dhe do të mbahet mend në vitin 2040. Faleminderit Türkiye".

Në postimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës në lidhje me përvjetorin e parë të sulmeve të Izraelit në Palestinë, u përfshi një video që shpjegon gjenocidin e Izraelit në tokat palestineze dhe qëndrimin e Türkiyes kundër tij.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın