Bota

Në fushatën "Türkiye Një Zemër" u mblodhën rreth 5.75 miliardë euro

Shuma e donacioneve të mbledhura në fushatë arriti në 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira (rreth 5.75 miliardë euro), ndërsa numri i mesazheve (SMS) të dërguara arriti në 9 milionë e 10 mijë

Uğur Aslanhan, Ergin Garip, Tolga Yanık  | 16.02.2023 - Përdıtësım : 17.02.2023
Në fushatën "Türkiye Një Zemër" u mblodhën rreth 5.75 miliardë euro

Istanbul

Në fushatën "Türkiye Një Zemër" që u zhvillua në transmetim të përbashkët në ekranet e televizioneve dhe radiove për tërmetin me qendër në Kahramanmaraş, u arrit shifra e donacioneve në 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira (rreth 5.75 miliardë euro), transmeton Anadolu.

Përfundoi transmetimi i përbashkët për të mbledhur donacione për të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş i cili u zhvillua në 562 radio dhe 213 kanale televizive jashtë dhe brenda vendit kryesisht në TRT1, ATV, FOX, Kanal D, Kanal 7, Show TV, Star TV dhe TV8.

Në fushatë krahas shumë politikanëve, biznesmenëve dhe artistëve nga e gjithë Türkiye dhe jashtë saj morën pjesë edhe emra kryesorë nga bota e sportit dhe burokracisë.

Shuma e donacioneve të mbledhura në fushatë arriti në 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira (rreth 5.75 miliardë euro), ndërsa numri i mesazheve (SMS) të dërguara arriti në 9 milionë e 10 mijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.