Alban Agushi
24 Dhjetor 2025•Përditësim: 25 Dhjetor 2025
Vullkani Kilauea në Hawaii, i njohur si një nga vullkanet më aktivë në botë, thuhet se ka shpërthyer përsëri, raporton Anadolu.
Skaji jugor i kraterit Halemaʻumaʻu u filmua me një webcam, ndërsa shihet që shpërthen duke lëshuar lavë.
Kilauea konsiderohet vullkani më i ri dhe më aktiv në Ishullin e Madh të Hawaiit dhe është i njohur për shpërthimet e tij të shpeshta.
Ai ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht që nga viti 1983 dhe mbetet një nga sistemet vullkanike më të monitoruara nga afër në botë.