Bota

Në sulmin e Hezbollahut vriten 4 ushtarë izraelitë dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Në sulmin me dron nga Hezbollahu ndaj një baze ushtarake në qytetin Haifa, janë vrarë 4 ushtarë izraelitë ndërsa 58 të tjerë, përfshirë 7 ushtarë u plagosën rëndë

Mahmut Geldi  | 14.10.2024 - Përdıtësım : 15.10.2024
Në sulmin e Hezbollahut vriten 4 ushtarë izraelitë dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Istanbul

Ushtria izraelite njoftoi se në sulmin me dron nga Hezbollahu ndaj një baze ushtarake në qytetin Haifa 4 ushtarë të saj humbën jetën dhe 58 të tjerë, përfshirë 7 ushtarë u plagosën rëndë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se të gjithë ushtarët e plagosur nga sulmi me dron i Hezbollahut në bazën ushtarake janë dërguar në spital dhe se janë informuar familjet e tyre.

Identiteti i ushtarëve të vrarë do të bëhet i ditur më pas, thuhet në deklaratën ku potencohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.

Në lajmin e gazetës izraelite "Yediot Ahranot" të cilin e bazon në ushtrinë izraelite, thuhet se droni i dërguar nga Hezbollahu është ndjekur derisa është zhdukur nga radari.

Më tej thuhet se Hezbollahu i lëshoi 2 dronët nga deti.

Në deklaratën e Hezbollahut thuhet se një sulm është kryer me flotën e dronëve ndaj bazës stërvitore të Brigadës Golani të ushtrisë izraelite në rajonin Binyamina në jug të qytetit Haifa, në solidaritet me rezistencën palestineze, për mbrojtjen e popullit të Libanit dhe në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj lagjeve Basta dhe Nuwayri në Bejrut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın