Bota

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën 13 persona

Avionë luftarakë izraelitë bombarduan shkollën Al-Farabi në lagjen Yarmouk në qytetin e Gazës në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur

Zeynep Tüfekçi Gülay  | 15.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën 13 persona

Istanbul

Në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesët qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës humbën jetën 13 persona, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionë luftarakë izraelitë bombarduan shkollën Al-Farabi në lagjen Yarmouk në qytetin e Gazës në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur.

Në sulm humbën jetën 7 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ushtria izraelite goditi edhe kampin e refugjatëve Nuseirat që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın