Dejan Maksimoviç
27 Mars 2018•Përditësim: 28 Mars 2018
MADRID (AA) - Tenisti i dytë aktualisht në botë Rafael Nadal, i cili në renditjen e arshme të ATP listës do të jetë përsëri i pari, pritet të kthehet në fushë në sfidën e çerekfinales të Kupës Davis midis Spanjës dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nadal nuk ka luajtur nga janari i këtij viti, kur për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së majtë u detyrua të tërhiqet nga çerekfinalja e Australian Open. Por, me sa duket Nadal do t'i kthehet tenisit duke luajtur për përfaqësuesen e vendit të tij edhe atë për herë të parë pas një viti e gjysëm.
Përveç Nadal, përzgjedhësi spanjoll Sergi Brugera për ndeshjen me Gjermaninë ka ftuar edhe Robert Bautista, Pablo Carrena dhe David Ferrera. Ndeshja çerekfinale e Kupës Davis Spanjë-Gjermani do të luhet nga 6 deri më 8 prill në Valencia.
Edhe pse nuk ka luajtur që nga janari, Nadal javën e ardhshme do të jetë në krye të renditjes botërore, sepse numri një aktual, zvicerani Roger Federer është mposhtur në xhiron e dytë të Masters në Miami, të cilin e fitoi sezonin e kaluar, duke humbur 990 pikë.