Namazi i teravisë falet për herë të parë pas 12 vitesh në xhaminë Emevite në Halep
Qytetarët që përjetuan lumturinë e adhurimit pas një kohe të gjatë, përjetuan momente emocionale

Ankara
Namazi i teravisë u fal për herë të parë pas 12 vjetësh në xhaminë historike Emevite në Halep të Sirisë, e cila u restaurua me mbështetjen e Ministrisë së Vakëfeve, raporton Anadolu.
Punimet e restaurimit të xhamisë e cila u dëmtua rëndë si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit në vitin 2013, zgjatën afërsisht tre muaj.
Në pjesën ku kanë përfunduar punimet restauruese në xhami u falën për herë të parë namazet e taravisë së Ramazanit dhe të jacisë. Oborri i xhamisë u mbush me njerëz që dëshironin të faleshin.
Qytetarët që përjetuan lumturinë e adhurimit pas një kohe të gjatë, përjetuan momente emocionale.
Ministria e Vakëfeve kreu punë të përpiktë restauruese për xhaminë që u dëmtua nga sulmet.
Xhamia Emevite konsiderohet si një nga simbolet historike të qytetit të Halepit dhe si një prej veprave të rëndësishme të arkitekturës islame ajo ka pritur shumë qytetërime për shekuj me radhë.