Bota

NATO emëron përfaqësuesin e ri të posaçëm për fqinjët jugor

Javier Colomina do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe përmirësimin e dukshmërisë së përpjekjeve të NATO-s në jug dhe do të forcojë angazhimin me partnerët

Ahmet Gençtürk  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
NATO emëron përfaqësuesin e ri të posaçëm për fqinjët jugor Foto: AA/Arkiv

Athinë

NATO ka njoftuar emërimin e një përfaqësuesi të ri të posaçëm për fqinjët jugor, përkatësisht për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonet e Sahelit, transmeton Anadolu.

“Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe rajonet e Sahelit janë të rëndësishme për aleancën tonë. Javier Colomina ka përvojë të gjerë në marrëdhëniet me partnerët e NATO-s. Emërimi i tij do të forcojë më tej punën e rëndësishme të NATO-s në jug”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke përshëndetur emërimin.

Sipas njoftimit nga NATO, Colomina do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe përmirësimin e dukshmërisë së përpjekjeve të NATO-s në jug dhe do të forcojë angazhimin me partnerët.

Gjithashtu theksohet se emërimi ka ardhur si rezultat i marrëveshjes brenda NATO-s në samitin e fundit në Washington për të rritur angazhimin e aleancës me rajonet e lartpërmendura.

Colomina, një diplomat spanjoll, më parë ka shërbyer në NATO si zv/ndihmës i sekretarit të përgjithshëm për çështjet politike dhe përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.