Bota

NATO mbledhje të jashtëzakonshme për Sirinë

"Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-s në Bruksel dhe se aleatët do të diskutojnë në lidhje me sulmet ndaj regjimit të Asadit"

Şerife Çetin  | 14.04.2018 - Përdıtësım : 14.04.2018
NATO mbledhje të jashtëzakonshme për Sirinë

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s, do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të biseduar rreth sulmeve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i NATO-s në deklaratën për AA tha se, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-s në Bruksel dhe se aleatët do të diskutojnë në lidhje me sulmet ndaj regjimit të Asadit.

Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe SHBA-ve në këshill do t'i informojnë aleatët e tjerë në lidhje me sulmet ndaj Sirisë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mblidhet nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm të 29 shteteve anëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın