Ahmet Gürhan Kartal
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 05 Dhjetor 2019
Në deklaratën e Samitit të NATO-s në Londër bëhet e ditur ditur se "terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne", transmeton Anadolu Agency (AA).
Aleanca riafirmon "angazhimin tonë solemn siç është parashikuar në nenin 5 të Traktatit të Washingtonit se sulmi ndaj një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve", duke iu referuar dokumentit themelues të NATO-s.
Këto janë pjesë e deklaratës përfundimtare të Samitit të 70-vjetorit të NATO-s të kësaj jave të mbajtur në Londër.
Aleanca tha se samiti u mbajt "për të festuar 70-vjetorin e Aleancës më të fortë dhe më të suksesshme në histori dhe për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt".
Në deklaratë thuhet se NATO "garanton sigurinë e territorit tonë dhe të 1 miliard qytetarëve tanë, lirinë tonë dhe vlerat që ne ndajmë, përfshirë demokracinë, lirinë individuale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit".
Dokumenti po ashtu përmendi debatin e vazhdueshëm mbi nxitjen e investimeve në mbrojtje, investimin në aftësi të reja dhe kontributin e më shumë forcave në misionet dhe operacionet e NATO-s.
Deklarata e Londrës thekson se Aleanca duhet së bashku t'i trajtojë mundësitë dhe sprovat e lindura nga popullsia në rritje dhe politikat ndërkombëtare të Kinës.
Më tej thuhet se shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve, përveç SHBA-së, rriten tashmë 5 vite. Në mbrojtje është bërë investim mbi 130 miliardë dollarë.
Vlen të përmendet se Maqedonia e Veriut, e cila pret vetëm ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në Parlamentin e Spanjës për t’u bërë anëtarja e 30-të e plotëfuqishme e Aleancës, mori pjesë në Samitin e NATO-s.