Ula Atallah,Zeynep Hilal Karyağdı
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
GAZA (AA) - Me anijen "Lady Leyla" nga Turqia nëpërmjet pikës kufitare Kerm Ebu Salim që ndodhet nën kontrollin e Izraelit në Gaza kanë hyrë 50 maunet me ndihma humanitare në kuadër të marrëveshjes me Izraelin për personat në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi nga pala palestineze i pikës kufitare Kerm Ebu Salim, Munir el-Galban, në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se në Gaza kanë mbërritur 50 maunet që tranportojnë 2 mijë ton produkte të ndihmave humanitare.
Galban vuri në dukje se në maune krahas ndihmave ushqimore si miell, sheqer, oriz ka edhe veshje e këpucë. Ai tha se ndihmat e dorëzuara në Ministrinë e Çëshjteve Sociale në Gaza do t'iu shpërndahen më pas personave në nevojë.
Autoritetet izraelite bëjnë të ditur se sot duke bërë përjashtim lidhur me ndihmat është hapur pika kufitare për transportin e derivateve të naftës.
Anija "Lady Leyla" u nis të premten e kaluar me sloganin "Anija e Mirësisë drejt Gazës" me afërsisht 11 ton ndihma humanitare nga porti ndërkombëtar Marsin dhe mbërriti në portin Ashdod të dielën.