Ahmet Dursun
29 Nëntor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe universitet është ndërprerë, ndërsa organizimet sportive janë prolonguar në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për shkak të nivelit të rrezikshëm të ndotjes së ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, zv/guvernatori i Teheranit, Muhammed Takizade, njoftoi se mësimi në të gjitha nivelet shkollore si dhe universitetet është ndërprerë që nga nesër për shkak të ndotjes së ajrit.
Takizade u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin automjetet e tyre nëse nuk e kanë të patjetërsueshme dhe të përdorin transportin publik, duke bërë të ditur se të gjitha organizimet sportive në vend janë prolonguar.
Ai tha se është ndaluar hyrja e të gjithë kamionëve dhe automjeteve me tonazh të rëndë në qytet, ndërsa punonjësit e policisë do të intervenojnë ndaj automjeteve që ndotin ambientin.
Ndotja e ajrit në Teheran në 24 orët e fundit ka tejkaluar shifrën 158 mikrogram/metrekub.
Ndër shkaqet e ndotjes së ajrit në qytet janë struktura fizike e papërshtatshme për qarkullimin e ajrit, dendësia e popullsisë si dhe gazrat që emetojnë miliona automjete dhe motoçikleta.
Teherani gjendet në vendin e 12-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë.