Bota

Ndryshimet klimatike midis shkaktarëve kryesor të përmbytjeve të rënda në Nepal

Sipas një studimi të kryer nga studiues nga Nepali, India, Suedia, Australia, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, reshjet ranë në fund të sezonit të musonit kur tokat tashmë ishin të ngopura

Riyaz Khaliq Khaliq  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Ndryshimet klimatike midis shkaktarëve kryesor të përmbytjeve të rënda në Nepal

Istanbul

Një studim i fundit ka zbuluar se ndryshimet klimatike janë një nga shkaktarët kryesor pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin muajin e kaluar, transmeton Anadolu.

Kombi i Himalajeve përjetoi reshje jashtëzakonisht të mëdha në fund të muaji të kaluar, duke shkaktuar të paktën 244 vdekje, si dhe dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë rrugë dhe ura.

Kryeqyteti Kathmandu dhe zonat përreth u goditën nga përmbytje të shpejta, respektivisht nga rrëshqitje të tokës dhe përmbytje nga lumenjtë si Bagmati, Sapakoshi, Narayani, Sardu, Rew dhe Nakkhu.

Sipas një studimi të kryer nga studiues nga Nepali, India, Suedia, Australia, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, reshjet ranë në fund të sezonit të musonit kur tokat tashmë ishin të ngopura.

"Domethënë, tre ditët e reshjeve shumë të mëdha ishin shkaku kryesor i ndikimeve", thuhet në raportin e lëshuar nga vëzhguesi i motit ‘Atribuimi i Motit Botëror’.

Studimi theksoi se urbanizimi i shpejtë, që regjistroi një rritje prej 386 për qind në zonat e ndërtuara midis viteve 1990 dhe 2020, si dhe shpyllëzimi në Luginën Kathmandu me një reduktim prej 28 për qind të mbulesës pyjore nga viti 1989 deri në vitin 2019, "ndërpreu proceset natyrore të ujit, duke rritur rrjedhën sipërfaqësore dhe sistemet dërrmuese të kullimit, ndërkohë që ndërtimi në fusha të përmbytura dhe pranë lumenjve ka rritur ekspozimin e njerëzve dhe aseteve ndaj përmbytjeve".

Studimi gjithashtu paralajmëroi se komunitetet me të ardhura të ulëta dhe vendbanimet informale të vendosura përgjatë brigjeve të lumenjve janë "të prekur në mënyrë disproporcionale nga përmbytjet për shkak të infrastrukturës së dobët, qasjes së pamjaftueshme në burime dhe gatishmërisë së kufizuar për fatkeqësitë".

"Këto popullsi përballen me rrezik të shtuar, me nivele të ulëta të shkrim-leximit, veçanërisht në mesin e grave, duke kufizuar më tej qasjen e tyre në informacione dhe burime të fatkeqësive", theksoi studimi.

Derisa politikat dhe rregulloret janë në fuqi, raporti theksoi "sfidat e zbatimit e kanë lënë luginën të prekshme ndaj ndikimeve në rritje të përmbytjeve".

"Planifikimi gjithëpërfshirës hapësinor, i kombinuar me reduktimin dhe përshtatjen e rrezikut nga fatkeqësitë, zbatimin efektiv të politikave dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, janë thelbësore për të zbutur rreziqet nga përmbytjet në të gjithë Nepalin", tha raporti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.