Bota, Shkencë dhe Teknologji

Ndërprerja masive e Microsoft IT godet Evropën

Një ndërprerje e madhe e Microsoft IT ka goditur jetën evropiane, duke prekur aeroportet, linjat ajrore, bizneset, mediat dhe bursat

Merve Berker  | 19.07.2024 - Përdıtësım : 20.07.2024
Ndërprerja masive e Microsoft IT godet Evropën

Ankara

Një ndërprerje e madhe e Microsoft IT ka goditur jetën evropiane, duke prekur aeroportet, linjat ajrore, bizneset, mediat dhe bursat, transmeton Anadolu.

Aeroporti Schiphol në Amsterdam në rrjetet sociale njoftoi se "aktualisht ka një dështim të sistemit global".

"Kjo ndërprerje ka gjithashtu një ndikim në fluturimet për dhe nga Schiphol. Ndikimi tani po hetohet. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me fluturimin tuaj, ju lutemi kontaktoni linjën tuaj ajrore", tha aeroporti i Amsterdamit.

Linja ajrore spanjolle AENA me 46 aeroporte tha se incidenti teknik global mbi të gjitha po prek pikat e informacionit të faturimit dhe të pasagjerëve, por disa sisteme tashmë janë duke u ngritur mbi bazën e emergjencës.

"Ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e përfshira", theksoi AENA.

Gjithashtu edhe Vueling Airlines nga Spanja postoi në rrjetet sociale, duke njoftuar se për shkak të një ndërprerje globale të sistemeve kompjuterike, operacionet e tyre të fluturimit mund të ndryshojnë.

"Ne po punojmë për të minimizuar ndikimin tek klientët tanë. Nëse fluturimi juaj ndikohet, ne do t’ju informojmë me e-mail", tha Vueling Airlines.

Aeroporti i Londrës Gatwick gjithashtu është prekur nga problemet globale të kompanisë Microsoft, kështu që "pasagjerët mund të pësojnë disa vonesa gjatë kontrollit dhe kalimit përmes sigurisë".

"Pasagjerët ende vijnë për kohën e tyre normale të kontrollit. Ne kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim dhe po punojmë për të zgjidhur çështjen sa më parë", tha aeroporti i Londrës.

Nga ana tjetër, edhe linja ajrore irlandeze Ryanair Airlines tha se "po përjetojnë ndërprerje në të gjithë rrjetin për shkak të ndërprerjes globale të IT-së së palës së tretë që është jashtë kontrollit tonë".

"Ne i këshillojmë të gjithë pasagjerët që të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes së tyre", tha Ryanair Airlines.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın