Ekip
13 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
BANGKOK (AA) - Sot në Tajlandë, në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë Mbreti Tajlandez Bhumibol Adulyadej, i cili në pushtet kaloi shtatë dekada, me çka u bë monarku me sundimin më afatgjatë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacioni për vdekjen e Mbretit u dha në televizionin shtetëror. Adulyadej vdiq në spitalin Siriraj të Bangkokut, ku po mbahej në kujdes intensiv që nga viti 2009 për shkak të sëmundjeve në mushkëri.
Banorët e Tajlandës në të gjithë vendin mbajnë zi për mbretin. Në ditët e fundit ata u mblodhën para spitalit ku ishte duke qëndruar dhe u lutën për shëndetin e tij.
Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha ka shpallur vitin e zisë për shërbyesit civil.
Ai gjithashtu konfirmoi se në përputhje me kushtetutën në vendin e mbretit do të ulet Princi 64-vjeçar Maha Vajiralongkorn, i cili do të bëhet mbreti i dhjetë i dinastisë Chakri.