Ekip
01 Dhjetor 2022•Përditësim: 01 Dhjetor 2022
Kryeministri i zgjedhur i izraelit, Benjamin Netanyahu, dënoi tubimin e darkës për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në të cilën ai priti dy të ftuar të akuzuar si antisemitë dhe mohues të Holokaustit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu e përshkroi si një "gabim" takimin e Trump-it me supremacistin e bardhë Nick Fuentes dhe reperin Kanye West, të cilët janë të akuzuar si antisemitë.
Kjo është kritika e parë publike ndaj Trump-it nga Netanyahu, i cili kishte lidhje të forta me të gjatë mandatit të tij të mëparshëm.
"Vendimi i presidentit Trump për të ngrënë me këtë person mendoj se është i gabuar dhe i pavend. Mendoj se është një gabim. Ai nuk duhet ta bëjë këtë", tha Netanyahu në një intervistë me gazetarin amerikan Bari Weiss.
Netanyahu, megjithatë, përshëndeti mbështetjen e Trump-it gjatë kohës që ishte në pushtet si presidenti i parë amerikan që zhvendosi ambasadën amerikane në Kuds, por u shpreh se shpreson që "gabimi i tij të mos përsëritej".
Reagime dhe dënime të shumta ndaj takimit të Trump-it kishte edhe nga anëtarë të kongresit amerikan dhe grupeve hebraike në SHBA.
Kritika ka shprehur edhe nga ish-zyrtari i lartë i Trump-it, Elan Carr. I dërguari i posaçëm i ish-presidentit për të luftuar antisemitizmin, iu lut Trump-it që "të dënojë këta njerëz të rrezikshëm dhe pikëpamjet e tyre të neveritshme dhe jo-amerikane".
"Asnjë amerikan i përgjegjshëm, e sigurisht asnjë ish-president, nuk duhet të shoqërohet me njerëz si Nick Fuentes dhe Kanye West. Të zbusësh antisemitizmin do të thotë të promovosh antisemitizmin", shkroi ai në Twitter.
Më 15 nëntor, Trump njoftoi se do të kandidojë sërish për president në vitin 2024.