Bota

Netanyahu: Nuk do të lejojnë "themelimin e një kalifati" në bregdetin e Mesdheut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij "nuk do të lejojë krijimin e një kalifati disa kilometra larg në bregdetin e Mesdheut"

Faruk Hanedar  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Netanyahu: Nuk do të lejojnë "themelimin e një kalifati" në bregdetin e Mesdheut

Kuds

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij "nuk do të lejojë krijimin e një kalifati disa kilometra larg në bregdetin e Mesdheut", transmeton Anadolu.

Netanyahu foli në një ceremoni përkujtimore në qytetin izraelit Jaffa në lidhje me sulmet e kryera nga Izraeli në vende të ndryshme të rajonit, veçanërisht në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori 2023.

Ai pretendon se ka ende shumë për të bërë. "Ne e dimë se për çfarë po luftojmë, e dimë se kë kemi përballë. Nuk do të lejojmë që të krijohet një kalifat në brigjet e Mesdheut disa kilometra më larg", tha kryeministri izraelit.

Netanyahu thekson se ata duhet të "përfundojnë misionin" në mënyrë që Izraeli të vazhdojë të ekzistojë.

Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës. Netanyahu argumentoi se ata "do të shkatërrojnë Hamasin, do të kthejnë të burgosurit izraelitë dhe do të parandalojnë një kërcënim të ri nga Gaza për Izraelin".

Netanyahu pretendon se po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme ndërsa tha se "i kanë dhënë goditje të madhe boshtit iranian" në Gaza, Liban dhe Siri.

"Ne kryem sulme kundër Huthive në Jemen së bashku me SHBA-në", tha Netanyahu ndërsa lidhur me debatet në politikën e brendshme izraelite shtoi se: "Nuk do të ketë luftë civile në Izrael".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın