Bota

Netanyahu: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga 5 pozicionet në Libanin jugor

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga nëntori

Rania R.a. Abushamala  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Netanyahu: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga 5 pozicionet në Libanin jugor

Kuds/Istanbul

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria e tij kontrollon pozicionet në Libanin jugor dhe ajo do të mbetet aty, transmeton Anadolu.

“Ne aktualisht kontrollojmë pesë pozicione në jug dhe ne do të qëndrojmë të stacionuar atje”, tha ai.

Netanyahu, në shumë raste, ka riafirmuar synimin e Tel Avivit për të mbajtur një prani në lokacione në Libanin jugor, duke përmendur nevojën për të siguruar kufirin verior të Izraelit.

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga nëntori, duke i dhënë fund muajve të luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe grupit libanez të rezistencës, Hezbollah, që u përshkallëzua në një konflikt të shkallës së plotë në shtator.

Autoritetet libaneze kanë raportuar rreth 1.100 shkelje izraelite të armëpushimit, duke përfshirë vdekjen e të paktën 85 viktimave dhe plagosjen e më shumë se 280 të tjerëve.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri më 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi të zbatonte. Ajo ende mban një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın