New York, anija lundron nëpër akullin e Lumit Hudson
Lumi Hudson pothuajse asnjëherë nuk ngrin plotësisht ndërsa herën e fundit që kjo është regjistruar, është mbi 200 vjet më parë

New York
Temperaturat nën zero në New York kanë ngrirë pjesë të Lumit Hudson, që përdoret edhe nga anijet tregtare, raporton Anadolu.
Pamjet e bëra me dron tregojnë një anije që lundron përmes akullit të formuar në lum, duke e krijuar një "rrugë ujore" ikonike.
Zona e New York-ut është goditur nga temperatura të ashpra dhe reshje të dendura bore këtë periudhë, duke krijuar një spektakël të ngrirë.
Lumi Hudson pothuajse asnjëherë nuk ngrin plotësisht ndërsa herën e fundit që kjo është regjistruar, është mbi 200 vjet më parë.