Bota

New York, mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacione të metrove

Numri i të pastrehëve që jetojnë në rrugët dhe metrotë e qytetit të New Yorkut është rritur në nivelin më të lartë në gati dy dekada

Ajdin Aliji  | 29.12.2024 - Përdıtësım : 30.12.2024
New York, mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacione të metrove Foto: Selçuk Acar/AA

New York

Në New York mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacionet e metrosë së qytetit, raporton Anadolu.

Qyteti i New Yorkut përveç që njihet si qytet kozmopolit, ai tërheq vëmendjen edhe me numrin e madh të pastrehëve që jetojnë në rrugë dhe nëpër stacione.

Sipas rezultateve të një sondazhi vjetor nga qyteti i New Yorkut, numri i të pastrehëve që jetojnë në rrugët dhe metrotë e këtij qyteti është rritur në nivelin më të lartë në gati dy dekada.

Sondazhi, i kryer në janar të vitit 2024, zbuloi se rreth 4.140 të pastrehë ka në New York.

Edhe pse qyteti i New Yorkut merr hapa për të rregulluar këtë problem shumëvjeçar, rritja e numrit të emigrantëve çon deri në dështimin e këtij plani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın