Canberk Yüksel
16 Gusht 2016•Përditësim: 17 Gusht 2016
NEW YORK (AA) – Pesëmbëdhjetë të burgosur janë transferuar nga objekti i burgut të Guantanamos në Kubë në Emiratet e Bashkuara Arabe, është bërë e ditur sot nga Pentagoni, raporton Anadolu Agency (AA).
I dërguari special amerikan për Guantanamon, Lee Wolosky thekson se bëhet fjalë për një nga “transferimet” më të mëdha nga burgu kubanez në kuadër të mandatit të presidentit amerikan Barack Obama.