Bota

Nga Turqia dhe Siria në Irak janë kthyer 27 mijë refugjatë

Sipas vlerësimeve të qeverisë irakiane, lufta ka zhvendosur rreth 5.8 milionë irakianë

Mahmoud Barakat  | 21.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
Nga Turqia dhe Siria në Irak janë kthyer 27 mijë refugjatë

Bagdad

BAGDAD (AA) – Sipas qeverisë irakiane që nga mesi i vitit 2017 rreth 27.000 refugjatë janë kthyer në Irak nga Siria dhe Turqia fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 22.000 irakianë u kthyen në provincën Ninive nga kampi i refugjatëve Al-Hawl në Siri, tha në një deklaratë sot Sattar Nawruz, zëdhënës i Ministrisë së Migracionit dhe të Zhvendosurve.

Ai tha se 5.000 irakianë u kthyen nga Turqia pasi kushtet e sigurisë u përmirësuan në zonat e rimarra kohët e fundit nga grupi terrorist DEASH.

"Të gjithë këta refugjatë janë kthyer vullnetarisht nga të dy vendet," tha Nawruz.

Dhjetorin e kaluar, zyrtarët irakianë deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në Irak është shkatërruar pas një lufte trevjeçare kundër grupit terrorist.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, lufta ka zhvendosur rreth 5.8 milionë irakianë. 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın