Amina Zorniç
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
PEKIN (AA) – Së paku 35 tonelatë peshk i ngordhur është duke "notuar" në liqenin Hongcheng në krahinën kineze Hainan, ndërkohë që autoritetet po mundohen të gjejnë arsyen që ka shkaktuar këtë ngordhje masive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan CNN, mediat kineze kanë raportuar se bëhet fjalë për ngordhjen të cilën e ka shkaktuar ndryshimi i kripësisë së ujit, ndërkohë që banorët vendas besojnë se peshku ka ardhur në sasi të mëdha nga ujëra të tjerë.
Pavarësisht pretendimeve të ndryshme, arsyet e ngordhjes akoma mbeten të paqarta.
Nuk ka të dhëna për llojin e peshkut, por dihet vetëm madhësia e tij, e cila siç thonë zyrtarët lokal është sa një pëllëmbë dore dhe se më herët ky lloj peshku nuk është hasur në këtë liqen.
Punonjësit sanitar kanë marrë urdhëra që që të shkatërrojnë peshkun e ngordhur duke e djegur në mënyrë që të parandalojnë tregtarët ilegal të shesin peshkun për ushqim.