Ngrijnë pjesërisht Ujëvarat e Niagarës në SHBA
Temperaturat e ulëta, që kanë arritur nivele rekorde, vazhdojnë të kenë një efekt të rrezikshëm në disa pjesë të SHBA-së
New York
Ujëvarat e Niagarës në New York janë ngrirë pjesërisht për shkak të të ftohtit ekstrem, në dimrin më të ftohtë të regjistruar në SHBA në 13 vitet e fundit, raporton Anadolu.
Temperaturat e ulëta, që kanë arritur nivele rekorde, vazhdojnë të kenë efekt të rrezikshëm në disa pjesë të SHBA-së. Mirëpo, dimri ndyshon edhe peizazhet, duke u dhënë bukuri ndryshe atraksioneve të famshme turistike. Kujtojmë se përpos Ujëvarave të Niagarës, në New York pjesërisht ngriu edhe lumi Hudson. Pamjet me dron tregojnë shtresa të trasha akulli dhe bore rreth Ujëvarës së Niagarës.
Ujëvarat e famshme të Niagarës janë afërsisht 12.000 vjet të vjetra. Formimi i Ujëvarave të Niagarës filloi në fund të Epokës së Akullnajave dhe ky proces vazhdon deri më sot.
Ujëvarat e Niagarës janë një nga lokacionet më të famshme në botë, ku vizitohen nga më shumë se 12 milionë turistë çdo vit.