Adam Abu-bashal
15 qershor 2022•Përditësim: 16 qershor 2022
Numri i rasteve të virusit të lisë së majmunit në Nigeri është rritur në 32, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thuhet se në periudhën 1-12 qershor virusi u përhap në 15 provinca, si dhe në kryeqytetin Abuja.
Në njoftim theksohet se gjatë kësaj periudhe janë kryer 141 analiza dhe 32 persona janë infektuar me virusin e lisë së majmunit.
Publikut iu kërkua që të jetë më vigjilent ndaj epidemisë.
- Virusi i lisë së majmunit
Lija e majmunit, një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, si specie e Kongos dhe Afrikës Perëndimore.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha te njeriu dhe rrallë nga njeriu në njeri, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza kruarje në trup.