Bota

Nigeri, të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Zëdhënësi i policisë, Lawan Adamu bëri të ditur se cisterna shpërtheu përgjatë rrugës në autostradën Kano-Hadejia në zonën e qeverisë lokale Taura në shtetin Jigawa

Riyaz Khaliq Khaliq, Ibrahim Garba Shuaibu  | 16.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Nigeri, të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Kano

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur kur një kamion cisternë që mbante karburant shpërtheu në Nigerinë veriperëndimore, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i policisë, Lawan Adamu për AA bëri të ditur se cisterna shpërtheu përgjatë rrugës në autostradën Kano-Hadejia në zonën e qeverisë lokale Taura në shtetin Jigawa.

Adamu theksoi se incidenti ndodhi mbrëmë, me cisternën që shkaktoi një zjarr masiv flakët e të cilit zgjatën deri në orët e mëngjesit të sotëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.