Merve Berker
02 gusht 2026•Përditësim: 02 gusht 2026
Presidenti armen Vahagn Khachaturyan e emëroi të dielën sërish Nikol Pashinyanin në postin e kryeministrit të vendit, transmeton Anadolu.
“Bazuar në nenin 149, pika 1 të Kushtetutës: Emëroj Nikol Pashinyanin kryeministër”, tha Khachaturyan në një dekret të publikuar në faqen zyrtare të presidencës.
Partia “Kontrata Civile” e Pashinyanit fitoi zgjedhjet parlamentare në Armeni në muajin qershor, duke i hapur rrugën atij për të qëndruar në detyrë edhe për një mandat tjetër.
Sipas Kushtetutës së vendit, qeveria dha dorëheqjen pasi Asambleja Kombëtare e sapozgjedhur zhvilloi seancën e saj të parë, ndërsa kabineti në largim vazhdoi të funksionojë në detyrë kujdestare deri në formimin e një qeverie të re.
Pashinyan kishte deklaruar se partia e tij do t’i paraqiste presidentit Khachaturyan kandidatin për kryeministër, ndërsa pritej që kryeministri aktual të drejtonte qeverinë e ardhshme.