Një avion merr flakë në aeroportin e Koresë së Jugut
Incidenti ndodhi në një aeroport në qytetin juglindor Busan, ndërsa situata mbetet e paqartë pasi ende nuk dihen detaje rreth zjarrit
Istanbul
Një aeroplan ka marrë flakë në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi Yonhap News, incidenti ndodhi në një aeroport në qytetin juglindor Busan.
Situata mbetet e paqartë pasi ende nuk dihen detaje rreth zjarrit.
Më herët, më 29 dhjetor, 177 njerëz humbën jetën kur një fluturim i kompanisë Jeju Air pësoi aksident dhe u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.