Ahmet Gençtürk
08 Qershor 2023•Përditësim: 09 Qershor 2023
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Greqinë qendrore rreth orës 15:33 sipas kohës lokale ndërsa lëkundjet u ndien në kryeqytetin Athinë dhe portin pranë Pireut, transmeton Anadolu.
"Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 kilometrash ndërsa epiqendra e tij ishte 13 kilometra në jugperëndim të qytetit qendror Atalanti", njoftoi Instituti i Gjeodinamikës i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Lëkundjet janë ndier në Athinë si dhe në qytetin port pranë Pireut.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.