Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 7,1 ballë në brigjet e provincës Miyazaki në jugperëndim të vendit në orën 16:43 me orën lokale
Ankara
Një tërmet me magnitudë 7,1 ballësh ka ndodhur në brigjet e prefekturës Miyazaki në jugperëndim të Japonisë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), u njoftua se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 7,1 ballë në brigjet e provincës Miyazaki në jugperëndim të vendit në orën 16:43 me orën lokale.
Në deklaratë bëhet e ditur se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 30 kilometrash.
Autoritetet japoneze lëshuan gjithashtu një paralajmërim për cunami për prefekturat Kochi dhe Miyazaki.
Nuk dihet ende nëse nga tërmeti ka pasur dëme në jetë apo materiale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.