Një tjetër gazetar u vra në sulmin izraelit në Gaza
Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka vrarë 99 gazetarë në Rripin e Gazës
Gaza
Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se ushtria izraelite vrau një tjetër gazetar, raporton Anadolu.
Zyra për media e qeverisë në Gaza deklaroi se gazetari palestinez Mohammed Khalifa u vra në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka vrarë 99 gazetarë në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e gazetarit Khalifa në kampin e refugjatëve Nusayrat në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.
Një gazetar palestinez dhe shumë anëtarë të familjes së tij u vranë.
Në deklaratën më parë nga Zyra për media thuhej se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.