Said İbicioğlu
08 Tetor 2015•Përditësim: 08 Tetor 2015
SUSA (AA) - Mësohet se ndaj deputetit Rıza Sherefuddin të Partisë në pushtet Nida Tunus ka patur një tentativë për atentat në qytetin Susa të Tunizisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët theksohet se ndaj deputetit Sherefuddin është ndërmarrë një sulm me armë gjatë momentit kur ai po hynte në mjetin e tij për të vajtur në punë.
Ndërsa nga autoritetet përkatëse ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare pas tentativës së atentatit të pa suksesshëm.
Mësohet se në Tunizi më 6 shkurt 2013 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Patriotike Shukru Bejlid, dhe më 25 korrik 2013 anëtari themelues i Kuvendit kombëtarë dhe lideri opozitar Muhammed el-Brahmi patën humbur jetën në sulmet e armatosura të ndërmarra ndaj tyre.